Në mesin e rasteve aktive me virusin korona në Kosovë janë 722 fëmijë, nga ta 35 janë të hospitalizuar

KOMF: Të mos shfrytëzohen fëmijët për fushata zgjedhore

Koalicioni i Organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve ka kërkuar nga të gjitha partitë që të mos përdorin fëmijët për fushata zgjedhore. Drejtues të këtij koalicioni kanë thënë se përdorimi i fëmijëve në fushata zgjedhore edhe në këto zgjedhje po vazhdon të vërehet si dukuri, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, ani pse me ligj kjo është e ndaluar. Shfrytëzimi i fëmijëve në fushata zgjedhore tashmë është bërë praktikë e subjekteve politike që në fushatat e tyre zgjedhore, të shfrytëzojnë fëmijët të promovimit të partive politike apo për shfrytëzim të promovimit të  programeve të tyre zgjedhore. I bëjmë thirrje prindërve që të mos i politizojnë fëmijët të mos i marrin fëmijët në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike, i bëjmë thirrje edhe shkollave të kenë një kujdes që mos të lejojnë që fëmijët  të mos ndërprenë procesin mësimorë për të iu bashkuar aktiviteteve politike, në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje edhe vet fëmijëve nuk është në interesin  më të mirë të tyre të mos marrin pjesë, nuk pjesë të politizohen, prandaj nuk është aspak në rregull që fëmijët të shfrytëzohen  për qëllime të partive politike, ka theksuar drejtorja e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Donjeta Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …