Komisari për zgjerim të BE, Johannes Hahn, ka zhvilluar bisedë me kryetarin, e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Serbisë, Vuçiq dhe me kryeministrin Haradinaj në lidhje me zhvillimet e fundit. Ai tha se të gjithë u pajtuan mbi “nevojën urgjente për qetësim të situatës për interesin e gjithë rajonit”. Hahn gjithashtu tha se ka ofruar ndihmë që të punohet mbi zgjidhje praktike dhe të shpejta për çështje të ndryshme tregtare. Ngritja e taksës në 100% ndaj produkteve serbe, ka ngjallur reagime të ashpra nga pala serbe po edhe nga BE, e cila ka kërkuar që Qeveria e Kosovës sa më parë ta heqë këtë taksë. Serbia madje ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut, deri në heqjen e taksës. Ndërkohë Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se taksa nuk do të hiqet. Kryeministri Haradinaj ka thënë se kjo taksë është vendosur për shkak të luftës diplomatike të Serbisë kundër shtetit të Kosovës. Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Kryetari Hashim Thaçi dhe kryekuvendari, Kadri Veseli ende nuk janë deklaruar publikisht lidhur me vendimin e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …