Komisioneri Johannes Hahn thotë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Komisari Hahn: Të gjithë e dinë se Kosova “është çështje e hapur” dhe nuk është e gjitha për Serbinë (!)

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me komisarin europian për Zgjerim Johannes Hahn, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Beograd. Ai pas takimit ka thënë të jetë e qartë se Serbia nuk është në pozitë të lehtë për Kosovën dhe se të gjithë nuk e duan kompromisin. “Po ne nuk do të lejojmë që të përulet Serbia”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se “nuk duam luftë dhe se po qe nevoja do të bisedojmë edhe nga tri herë në ditë me Kosovën”. Komisari Hahn ka thënë se të gjithë e dinë se Kosova “është çështje e hapur” porse ajo nuk është e gjitha dhe çdo gjë që Serbia të përparojë në rrugën europiane”. Hahn në Beograd ka shkuar me marrëveshjen e cila Serbisë ia jep 41 mijë euro ndihmë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. BE ka premtuar edhe ndihma të tjera për Beogradin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …