Letra drejtuar shqiptarëve e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn duket sikur mbyll çdo shteg për negociatë mes palëve. Ajo legjitimon 18 qershorin si ditën e zgjedhjeve edhe pa opozitën dhe i kërkon asaj të mos pengojë shqiptarët që të votojnë. Letra nuk lënë vend për hamendësime pas dështimit të negociatave të fundit. “U ofruan disa opsione me shpresën se partitë dhe drejtuesit do të ishin në lartësinë e përgjegjësisë së tyre për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Fatkeqësisht, nuk ishte ky rasti. Prandaj sot, jemi në një situatë ku procesi elektoral i 18 Qershorit është vënë në lëvizje. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës”, thotë Komisioneri në letrën e tij. 10 ditë më parë, Johannes Hahn i qendrës së djathtë europiane, bashkë Presidentin e PPE-së Josef Daul bënë përpjekjen e fundit me grupin parlamentar të Partisë Demokratike në një video-konferencë për t’i informuar se qëndrimi i opozitës për bojkotin e Parlamentit dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje nuk përkrahet nga Europa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …