leoni

Komisionari evropian, Johannes Hahn, kërkon nga politika në Maqedoni të vlerësojë verdiktin e qytetarëve në referendum

Komisionari evropian, Johannes Hahn, kërkon nga politika në Maqedoni të vlerësojë verdiktin e qytetarëve në referendum

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, është deklaruar për rezultatin e referendumit mbi emrin e Maqedonisë, duke vlerësuar se votat “për” janë të rëndësishme dhe se me këtë u jepet përkrahje Marrëveshjes nga Prespa. “Ju uroj atyre të cilët votuan në referendumin konsultativ dhe i shfrytëzuan liritë e tyre demokratike. Me ‘po’ të rëndësishme, ka përkrahje të gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe ardhmërisë euroatlantike të vendit”, shkruan Hahn. Ai ka kërkuar nga liderët politikë që ta respektojnë këtë vendim, dhe ta zbatojnë me përgjegjësinë dhe unitetin më të madh nëpër linjat partiake në vend. Ndryshe, dje në Maqedoni është mbajtur referendumi për emrin. Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në faqen e vet, tregojnë se nga 30 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash, “pro” kanë votuar 90.94 për qind e qytetarëve, ndërsa “kundër” janë shprehur 6.13 për qind. Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e se dielës u prononcuan për pyetjen “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. Kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus për ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana e tij, kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski deklaroi se është fakt se marrëveshja me Greqinë nuk mori dritën jeshile dhe se populli e ndaloi marrëveshjen e turpshme.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …