Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e përkrahë iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, dhe ka bërë ftesë edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën që t’i bashkohen një iniciative të tillë. Ai ka përmendur edhe iniciativën për tregun e përbashkët rajonal, duke theksuar faktin se ajo nismë u anashkalua pasi u mbajtën disa zgjedhje në rajon. “Kam qenë gjithmonë i prirë shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt Minishengen, më pas u përpoqëm brenda procesit të Berlinit, krijuam tregun e përbashkët rajonal. Por për fat të keq, me disa zgjedhje në rajon, kjo nismë u la menjanë, dhe ndërkohë e konsiderojë këtë iniciativë një pasardhëse, një zëvendëse derisa të gjithë të jenë vërdallë rreth tryezës. Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të Hapur”, ka thënë Varhelyi
