Hahn

Komisioneri për Zgjerimin, Johanhes Hahn deklaroi se Edi Rama dhe Shqipëria janë në rrugën e duhur

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Edi Rama se Shqipëria është në rrugën e duhur. “Në vlerësimin tonë Shqipëria është në rrugën e duhur dhe aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar që mbështetet nga të gjithë elementët, partitë politike, shoqëria civile e madje edhe media”, deklaroi Komisioneri. Hahn përmendi edhe problematikat kryesore që shqetësojnë BE-në. Ai tha se ka patur arritje në luftën kundër kanabisit, e po ashtu përmendi edhe uljen e numrit të azilkërkuesve. Komisioneri përmendi Vettingun dhe pritshmëritë që BE ka tek ky proces.

“Është gjë e mirë që të themi se cili është realiteti, por edhe të arrijmë tek qytetarët të flasim për progresin që ka bërë Shqipëria. Unë përpiqem që ta bëj këtë, Kryeministri përpiqet që ta bëjë këtë dhe anëtarët e tjerë të qeverisë. Në veçanti kemi diçka për të treguar, një histori të re në lidhje me ecurinë me progresin, si shembull sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës, apo për uljen në mënyrë të konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve në BE dhe kjo është një arritje tjetër e madhe dhe është e rëndësishme që të ndryshohen disa deficite në reputacion, sepse ato ekzistojnë dhe është e vështirë të përballemi me to”, deklaroi Komisioneri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …