Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka ekzekutuar 50 milionë euro të programit të Asistencës Makro-Financiare për Kosovën. Kjo është si pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me vendet fqinje dhe ato të zgjerimit, dhe qëllimi i saj është të përdoret si instrument i jashtëzakonshëm i BE-së për reagimin ndaj krizave. Fondet e AMF-së vihen në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte shumë të favorshme. Ato do të kontribuojnë për rritjen e stabilitetit makroekonomik dhe për krijimin e hapësirës për alokimin e burimeve për zbutjen e pasojave të rënda negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …