Oliver

Komisioni Evropian i njeh përpjekjet e Kosovës për të fuqizuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, sot ka paraqitur raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa për Kosovën theksoi se vendi ka shënuar stabilitet politik këtë vit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë zotimin e tyre në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se Komisioni Evropian njeh përpjekjet e Kosovës për të fuqizuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Në periudhën para do të donin të shihnin zbatimin më të shpejtë dhe efektivë të agjendës reformuese drejt BE-së. Në raport gjithashtu thuhet se Kosova është duke lëvizur përpara dhe në drejtimin e duhur, megjithatë ka disa segmente ku nevojitet ende progres. Po ashtu është potencuar çështja e dialogut Kosovë-Serbi, dhe nga palët  u kërkua të angazhohen me konstruktivitet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …