Komisioni Evropian, në një raport të publikuar zyrtarisht ka kërkuar nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia e Veriut të vendosin regjim vizash për Kosovën. Ku është “Raporti nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Raporti i pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”. Ndaj kësaj kërkese të KE-së të përpiluar në Bruksel më datë 5 dhjetor të këtij viti, ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami. Sipas tij, është e papranueshme dhe shqetësuese që Komisioni Evropian e ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave ndaj Kosovës. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se mund të ndodh që po ky Komision të kërkojë edhe nga Shqipëria të vendos regjim vizash për Kosovën ashtu sikur po kërkon nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …