Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se çdo shtet është vlerësuar në bazë të meritave të veta. Sa i përket Kosovës, Mogherini ka përmendur vetëm zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe dialogun që po zhvillohet me Serbinë, duke mos dhënë detaje të tjera sa i përket përparimit të Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave. Megjithatë, Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme dhe të kontribuojë në krijimin e rrethanave që ndihmojnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Sa i përket përshtatjes me standardet evropiane, Kosova është në një fazë të hershme. Shtrirja legjislative ka vazhduar në disa fusha, por zbatimi është i dobët, ka thënë mes tjerash zonja Mogherini.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …