Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Komisioni Evropian, ka shprehur shqetësim për rritjen e madhe të kërkesave të pabaza për azil, nga qytetarët e Kosovës

Komisioni Evropian, ka shprehur shqetësim për rritjen e madhe të kërkesave të pabaza për azil nga qytetarët e Kosovës në disa vende anëtare të BE-së, në vitin e parë pas liberalizimit të vizave. Sipas raportit të fundit të KE-së, nga janari deri në korrik 2024, janë paraqitur 3,905 kërkesa për azil, që përfaqësojnë një rritje prej 108% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporti vlerëson se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave, por i kërkon autoriteteve të vendosin mekanizma për shkëmbimin e të dhënave dhe monitorimin e emigrimit të paligjshëm. Po ashtu, KE-ja kërkon rifillimin e fushatave të informimit për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve gjatë udhëtimit në Zonën Schengen, si dhe përshtatjen e regjimit të vizave me standardet e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …