Komisioni Evropian: Katalonja nuk mund të krahasohet me Kosovën

Komisioni Evropian: Katalonja nuk mund të krahasohet me Kosovën

Komisioni Evropian në deklarimin e sotëm pretendon se, duke marrë parasysh Kushtetutën e Spanjës, votimi i djeshëm në Katalonjë nuk ishte legal. Komisioni Evropian i cili referendumin në Katalonjë e shpalli kundër kushtetues, pretendon se rasti i krahinës spanjolle dhe i Kosovës nuk mund të krahasohen.

“Kur është në pyetje njohja e Kosovës, ky është kontekst shumë specifik. Ky ishte qëndrimi i pranuar nga ana e Deklarimit të KB dhe Rezolutave të ndryshme të KB dhe të komunitetit ndërkombëtar. Kontest shumë specifik, me arsyet specifike”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas, transmeton gazetametro.net. Komisioni Evropian në deklaratën e tij të sotëm pretendon se, duke marrë parasysh Kushtetutën spanjolle, votimi i djeshëm në Katalonjë nuk ishte legal.

“Për KE kjo është çështje e brendshme e Spanjës, e cila duhet të zgjidhet në përputhje me  ligjet kushtetuese të Spanjës. Ne e përsërisim qëndrimin të cilin e kanë pasur edhe ky edhe Komisioni Evropian i mëparshëm, e kjo është se, në rast se ky referendum organizohet në përputhje me Kushtetutën spanjolle kjo do thoshte se ky territor i cili po shkon do të gjendej jashtë BE’së”, ka thënë Schinas duke tentuar ta arsyetojë qëndrimin e Komisionit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova, paraprakisht duhet të përparojë në dialog, për t’u anëtarësuar më pas në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Kosova të …