Komisioni Evropian nuk ka pranuar ta komentojë deklaratën e kryetarit francez, Macron, lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni Evropian nuk ka pranuar ta komentojë deklaratën e kryetarit francez. Emmanuel Macron,  gjatë vizitës së tij në Tiranë, i cili ka folur për liberalizimin e vizave. Komisioni thotë se  Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 dhe do t’i lejojë ata që të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Evropian për 90 ditë. Kjo është përgjigja e zëdhënëses së  Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Anitta Hiper. Ajo  ka sqaruar  se një shtet i vetëm nuk mund të vendosë që të pezullojnë një regjim të lëvizjes pa viza pasi vendimi është i plotfuqishëm, Vendime të tilla, siç ka sqaruar KE-ja, mund të merren vetëm në nivel të BE-së, duke u bazuar në rregullat e unionit për dhënien apo pezullimin e regjimeve pa viza.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: emërimi i Demo Berishës, spektakël pa legjitimitet

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj formimit të …