Komisioni Evropian publikoi raportin vjetor për Turqinë si vend kandidat për në BE, duke qenë pjesë e Paketës së Zgjerimit 2023. Oliver Varhelyi, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, njoftoi paketën, e cila përfshin vlerësimet më të fundit të Komisionit të BE-së për vendet kandidate, Turqinë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën e Serbinë. Komisioni pati kritika ndaj Turqisë në disa fusha, por këto nuk po pranon Ankaraja zyrtare. Në një deklaratë të lëshuar në përgjigje të raportit të fundit të KE-së, ministria e jashtme turke ka shprehur shqetësime për, siç thotë, qasjen e njëanshme të BE-së dhe ka hedhur poshtë kritikat të cilat i ka quajtur të pabaza. Turqia dënoi pengimin e dialogut ekzistues të nivelit të lartë dhe mekanizmave të bashkëpunimit me Turqinë në politikën e jashtme, zhvillimet rajonale, sigurinë, mbrojtjen dhe çështjet sektoriale. Vendi tha se vlerësimi nga ana e KE-së për përafrimi i vendit me politikat e BE-së në këto fusha vendimtare është zvogëluar, është “jo konsistente”, raporton Anadolu.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …