Komisioni Evropian ka shprehur gatishmëri tё punojë nё dosjen e aplikacionit tё Kosovёs pёr status kandidati nё Bashkimin Evropian, mirёpo nё mёnyrё qё puna tё fillojë, duhet pëlqimi i tё gjitha shteteve anёtare tё BE-sё. Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian, Komesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka pranuar se pёr shkak tё pesëshes mosnjohёse, ka probleme ligjore dhe kjo ndikon nё qasjen e institucioneve evropiane ndaj statusit tё Kosovës. Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe tash Presidenca suedeze është duke i shqyrtuar opsionet. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm të kryejmë punën tonë, e kjo është të përgatisim mendimin për status kandidati por vendimi nuk na takon neve, Komisionit por Këshillit tё BE-sё“, ka shpjeguar komesari Varhelyi. Presidenca suedeze, siç merret vesh akoma po punon nё gjetjen e formulës e cila do mundësojë dhënien e mandatit Komisionit Evropian qё tё nisё punёn nё opinion pёr gatishmёrinё e Kosovës qё tё bёhet shtet kandidat.
