Ilir Meta

Komisioni Hetimor për shkeljet e rënda kushtetuese të Ilir Metës, vendosi hartimin e raportit përfundimtar për shkarkimin e tij

Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Ilir Meta, vendosi në fund të mbledhjes së sotme hartimin e raportit përfundimtar për shkarkimin e tij. Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha se “në bazë të provave të administruara, postimeve të ndryshme, pamjeve filmike, reagimet e komuniteteve, të gjykohet mbi bazë të respektit të Kushtetutës, të ligjeve të Republikës dhe të jemi sa më objektiv, përtej emocioneve dhe bindjeve politike dhe përkatësisë politike të secilit nga ne”. Anëtarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se, “në kuptimin procedural hetimi është mbyllur, ne nuk do të kërkojmë më prova te tjera dhe nuk kemi nevojë për të hulumtuar apo hetuar mbi çështje të tjera, por është radha të shqyrtojmë këtë provë dhe secili nga ne ka të drejtë të krijojë bindjen e vet në lidhje me gjetjet dhe rezultatet që vijnë nga ky proces hetimor.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …