Komisioni i Kuvendit të Kosovës që mbikëqyrë AKI-së do ta shqyrtojë rastin kriminal të kreut të këtij Agjencioni

Komisioni i Kuvendit të Kosovës që mbikëqyrë AKI-së do ta shqyrtojë rastin kriminal të kreut të këtij Agjencioni

Pas gjetjes së armëve dhe drogës në veturën e babait dhe djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, në mbledhjen e Komisionit të Kuvendit të Kosovës që mbikëqyrë Agjencinë e Kosovës e Inteligjencës, që do të mbahet të martën, do të diskutohet edhe për këtë çështje. Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu se për këtë rast nuk ka ditur asgjë derisa është njoftuar nga mediet dhe se të martën është mbledhja e rregullt e Komisionit dhe do të diskutohet edhe për këtë çështje ku bashke me anëtarët e Komisionit do të trajtohet ky rast dhe çdo gjë që na obligon neve si Komision do t’i përgjigjemi në kohë. Ndërkohë anëtari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës që mbikëqyrë AKI-në, Zafir Berisha ka paralajmëruar se do të kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …