Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përparojnë në procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Brukseli. Takimi është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto dy vende: Viola von Cramon për Kosovën dhe Vladimir Bilçik për Serbinë. Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se “Kosova ka bërë një rrugë të madhe drejt demokracisë” dhe ka shtuar se “përkundër polarizimit politik që ekziston kohëve të fundit në Kosovë, ky vend ka ecur para disa vendeve të rajonit në arritjen e standardeve të demokracisë”. Megjithatë, ajo ka thënë se duhet arritur më shumë përparim në fushën e gjyqësorit, në mënyrë që të zhduket ndikimi i panevojshëm politik.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …