mediat

Komisioni i Pavarur i Mediave inkurajon fuqishëm gazetarët dhe mediat në përgjithësi

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) inkurajon fuqishëm gazetarët dhe mediat në përgjithësi të bëjnë punën e tyre sipas standardeve profesionale, duke informuar drejtë publikun kosovar, ndërsa, njëkohësisht iu bënë thirrje të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës që të reflektojnë në krijimin e kushteve sa më të favorshme për gazetarët, përfshirë ruajtjen e pavarësisë së tyre, krijimin e ambientit sa më të sigurtë medial si dhe të ofrojnë mbrojtje gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Prandaj, kjo ditë që shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit le të shërbejë për të gjitha institucionet e vendit si obligim i domosdoshëm ndaj respektimit të shprehjes së lirë, në lirinë e mediave në përgjithësi dhe pluralizmit medial në vendin tonë, që është ndërtuar me shumë mund e sakrificë, me qëllimin sublim për të informuar qytetarët tanë.

Pluralizmi medial, liria e shprehjes si dhe mediat e lira janë parakusht themelor për një shoqëri demokratike dhe shtet demokratik, pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim shoqëror, politik dhe ekonomik.

Shënimi i Ditës Botërore të Lirisë së shtypit le të shërbej si ditë për të gjitha institucione për të shprehur mbështetje të plotë për gazetarët dhe mediat në përgjithësi, që të vazhdojnë të sigurojnë informim të drejtë të publikut, të besueshëm dhe cilësor, veçanërisht në kohën e vështirë në të cilën është duke kaluar vendi ynë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …