Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021”.
Kjo konferencë ka për qëllim prezantimin e të gjeturave të KPM-së nga monitorimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e lokale 2021.
Konferenca mbahet të martën (nesër) më 2 nëntor 2021, në orën 10:00 në zyrën e KPM-së, Rr. Perandori Justinian Nr. 124 Qyteza Pejton, Prishtinë.
Pas përfundimit të konferencës gazetarëve do t’u shpërndahet edhe raporti në kopje fizike.