Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, sot mbanë seancën dëgjimore të quajtur, “Vlerësimi i politikës së ShBA-së për Ballkanin Perëndimor”. Në këtë seancë dëgjimore të ftuar janë: Derek Chollet, këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe emisari amerikan pёr Ballkanin Perёndimor, Gabriel Escobar. Një ditë para se të dalin para senatit, këshilltari Derek Chollet ka thënë se është e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës e Serbisë. Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën për normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen e Amerikës për procesin e dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …