Komisioni i vendit tonë dhe i Malit të Zi janë takuar për ndërtimin e tunelit Pejë-Rozhajë

Komisioni i vendit tonë dhe i Malit të Zi janë takuar për ndërtimin e tunelit Pejë-Rozhajë

Ekspert të vendit tonë dhe të Malit të Zi janë takuar për të biseduar për ndërtimin e tunelit Pejë-Rozhajë, i cili do ta lehtësonte dukshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në mes të dyja vendeve. Ministria e Infrastrukturës njofton se për ta realizuar këtë projekt, janë zhvilluar takime për dy ditë në komunën e Rozhajës dhe atë të Pejës, ku komisioni ynë i udhëhequr nga zëvendësministri Rexhep Kadriu, është pritur nga kryetari Ejup Nurkoviç dhe nga drejtori i Rrugëve në ministrinë e Malit të Zi, Mirsad Ibrahimoviç. Me ndërtimin e këtij tuneli do të lidhen dy qytete dhe dy autostrada, ajo Prishtinë-Pejë dhe  ajo  Bar-Beograd. Gjatësia e këtij tuneli do të jetë 7.3 km, me gjerësi prej 9 metrash, me dy korsi si dhe është paraparë të ndërrohet traseja e rrugës ekzistuese në drejtim të Pejës, për arsye të pjerrtësisë së madhe të rrugës, kurse traseja e re do të ketë pjerrtësinë prej 5.6% dhe do të eliminohen kthesat e shumta në ketë aks rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …