“Komisioni i Venecias” i ka hedhur poshtë dispozitat kryesore të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të përgatitur nga Qeveria, me qëllim për të shkarkuar prokurorët sipas preferencave të Ministrisë së Drejtësisë. Komisioni e ka konsideruar tejet të rrezikshëm planin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, pasi reforma që qeveria planifikon ta bëjë në sistemin prokurorial, nuk duhet të çojë në nënshtrimin e Këshillit Prokuorial ndaj shumicës qeverisëse. Projekt amendamentet propozojnë që të gjithë anëtarët e pavarur të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në dhe duhet rishqyrtuar”, është thënë në opinionin e Komisionit të Venecias. Komisioni ka theksuar se duhet të sigurohet që komponenti bazë i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse në Kuvend, nuk do të mund të udhëheqin të vetëm, pa ndikim nga politika.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …