Komisioni i Venecias rikonfirmoi sot se kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkelur Kushtetutën e vendit kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj. Komisioni miratoi sot në unanimitet të plotë raportin përfundimtar lidhur me opinionin që u kërkua nga komisioni hetimor parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë për shkeljet e Presidentit Ilir Meta. Sipas Komisionit të Venecias, anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Po ashtu, Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti e tejkaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyrë ato, meqë kjo kompetencë e Kuvendit dhe më tej e takon Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo shkelje është e rënde apo jo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …