Kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarëve në Komunën e Malishevës, Halil Morina, para anëtarëve paraqiti rendin e punës së kësaj mbledhje dhe pas një diskutimi nga anëtarët u miratua unanimisht. Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti i punës i Komisionit Komunal të Aksionarëve për vitin 2022, raport i cili do të rekomandohet për kuvend dhe do të diskutohet nga anëtarët e kuvendit, poashtu edhe plani i punës i Komisionit Komunal të Aksionarëve për vitin 2023, do të dërgohet për shqyrtim- diskutim dhe miratim nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Në fund anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve, diskutuan edhe për temat tjera që lidhen me ndërmarrjen publike të stacionit të autobusëve në Malishevë.