Komisioni Parlamenrar për Shëndetësi dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë mblidhen sot për të diskutuar rreth situatës me COVID-19

Komisioni Parlamenrar për Shëndetësi dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë mblidhen sot për të diskutuar rreth COVID-19

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës me COVID-19 në vendin tonë. Në komisionin e parë, anëtarët do të takojnë drejtorin e SHSKUK, Basri Sejdiu, drejtorin e IKSHP, Naser Ramadani, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendrës Operative, Pashk Buzhala. Ndërsa, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të ketë diskutim lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhjet e këtyre komisioneve do të mbahen pa prezencën e mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …