Komisioni parlamentar për Arsim i ka drejtuar kërkesë kryeministrit, Ramush Haradinaj që të raportojë para këtij komisioni lidhur me situatën e krijuar së fundi pas vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mos akreditimin e disa institucioneve të arsimit të lartë. Kërkesën e ka bërë sot kryetari i Komisionit për arsim, Ismajl Kurteshi. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ditë më parë ka miratuar raportet e ekspertëve ndërkombëtar duke mos akredituar disa institucione publike dhe private të arsimit të lartë. Këto vendime kryeministri Haradinaj i ka quajtur të papranueshme dhe kriminale. Ndaj vendimeve të KSHC-së ka reaguar edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i cili ka paralajmëruar se kjo çështje do të adresohet në Qeveri. Më 25 shtator 2017 ministri Bytyqi me kërkesë të kryeministrit Haradinaj shkarkoi Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim Shkarkimet ishin bërë me arsyetimin se procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë është përcjellë me shumë parregullsi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …