KOMISIONI PARLAMENTAR PËR ARSIM MIRATOI NË PARIM PROJEKLIGJIN PËR PUNËTORËT E ARSIMIT SHQIP TË VITEVE TË 90-TA

Komisioni Parlamentar për Arsim ka shqyrtuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip 1990/99, i cili është miratuar pa asnjë votë kundër nga deputetët anëtarë të këtij komisioni dhe është përcjellë për lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, me këtë rast, theksoi se ky projektligj është i rëndësisë së veçantë për të gjithë sistemin e arsimit shqip në Kosovë, e në veçanti për të gjithë ata që kontribuuan në mbajtjen e arsimit shqip në vitet e 90-ta. Ndërsa, duke folur për kategoritë e përfshira në Projektligj, zv/ministri Sahiti përmendi edhe se aty nuk janë përfshirë kategoritë tashmë të trajtuara për këtë periudhë dhe që përfitojnë pensione dhe beneficione nga kategoritë tjera pensionale, e po ashtu, nuk janë trajtuar as ata që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe dhe janë financuar jashtë sistemit të Republikës së Kosovës. Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim u shprehën të kënaqur që tashmë ky projektligj ka ardhur deri në këtë pikë, pasi që theksuan kontributin e madh të punëtorëve të arsimit në ato vite.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …