leoni

Komisioni parlamentar për Ekonomi miraton rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020"

Komisioni parlamentar për Ekonomi miraton rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020″

Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar rekomandimet të dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”. Ndërsa, ka dështuar raportimi i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi lidhur me Rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”, për shkak të mungesës së ministrit i cili është i infektuar me Covid-19, dhe vazhdon të jetë i izoluar. Po ashtu edhe shqyrtimi i raportit të Qeverisë me propozimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ARKEP është shtyrë për ditën e enjte para seancës së Kuvendit. Kundër shtyrjes së këtij shqyrtimi ishte deputeti Pak Lekaj, i cili tha se është me rëndësi që të zgjidhen sa më parë anëtarët e bordit të ARKEP. Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala ka shprehur shqetësimet e tij se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të miratuar javën e kaluar në Kuvend, siç tha ai sjell çrregullime në sektorin minerarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …