Avdullah Hoti parasheh zhdukjen e Lëvizjes Vetëvendosje nga skena politike, thotë se nuk ka bazament

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. Në këtë Komision pati polemika ndërmjet deputetit të LDK, Avdullah Hoti dhe ministrit të Financave Hekuran Murati. Hoti, tha se ky raport e paraqet një menaxhim katastrofal dhe abuzim të buxhetit. Ai e përshkroi menaxhimin e buxhetit me fjalët. Jam i bindur se raporti i buxhetit e tregon një menaxhim katastrofal, në tri argumente e them këtë, e para nëse e krahasojmë më qeveritë paraprake. 41% e buxhetit shkon në subvencione, 16 % në investime kapitale. Nuk shihte në bazë të progresit realizimi i projekteve kapitale. 41% e buxhetit shkon në subvencione, një ekonomist i thjeshtë e di që me këtë nuk ka zhvillim këtu, ka mbijetesë, kjo nuk ka të ardhëm”.  “Tek investimet kapitale asgjë nuk keni bërë, rreth 500 milionë euro i mungojnë ekonomisë si shkak i mos punës së Qeverisë. Mëditje për udhëtim jashtë vendit janë rritur. Qindra miliona euro nuk i keni vendos në raport. KOSTI-it i keni dhënë hua, kur kthen këto. Të hyrat vetanake të komunave kaos i ke bërë krejt. Ky është menaxhimi katastrofal i financave publike që unë po i përmendi, ka saktësuar, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …