Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj Covid-19”. Zëvendësministri i Financave Ilir Kapiti, tha se marrëveshja kap vlerën e 60 milionë euro, që 30 milionë prej tyre janë nga marrëveshja bazë. Ai tha se 25 milionë prej tyre do të shkojnë për blerjen vaksina. Deputeti i AAK-së Pal Lekaj është shprehur se nuk ka produktivitet kjo marrëveshje. Edhe deputeti i PDK-së, Bedri Hamza është shprehur se nuk është praktikë e mirë hyrja në borxhe për shpenzimet e paspecifikuara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …