Komisioni për Çështje Evropiane organizoi diskutim publik me temë: Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE – perspektiva dhe pengesa”

Në kuadër të vizitës së eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni për Çështje Evropiane organizoi diskutim publik me temë: Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE – perspektiva dhe pengesa” me të cilën  kryesoi kryetari i Komisionit z. Arbër Ademi 

  1. Ademi u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Parlamentit Evropian në të gjitha vitet e kaluara, në të cilat shteti ynë u përpoq t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Njëkohësisht, theksoi se vendi bëri kompromise të mëdha në interes të eurointegrimeve tona, dhe se si rezultat i vendosmërisë së Qeverisë dhe Kuvendit, është zhbllokuar rruga jonë drejt BE-së, Prandaj, tha Ademi, nga këndvështrimi i sotëm mund të themi se vendosmëria e shtetit për të ecur në Rrugën evropiane, përkundër të gjitha pengesave, u shpagua, sepse ka filluar skriningu sqarues me kapitujt “Prokurime Publike” dhe “Statistika”, të cilat janë pjesë e klasterit të parë të njohur si “Themelet”. Ademi theksoi se aktualisht, krahas miratimit të legjislacionit evropian, Kuvendi ka për detyrë të bëjë ndryshime në Kushtetutë, për futjen e qytetarëve bullgarë, me qëllim që të fillojnë negociatat për kapitujt.

Fjalim të sajin pati edhe kryetarja e partisë RDM, Maja Moraçanin, me ftesë të së cilës erdhën mysafirët nga Parlamenti Evropian, si përfaqësues të Partisë së të Gjelbërve, të cilët theksuan mbështetjen e kësaj partie për proceset tona  eurointegruese në vazhdimësi. Theksoi  se BE-ja përballet me sfida të shumta, duke theksuar rëndësinë e krizës energjetike dhe uljen e ndotjes së mjedisit.

Në diskutim, fjalime të tyre mbajtën deputetët: Halil Snopçe, Mile Levkov dhe Snezhana Kaleska Vançeva, të cilët u fokusuan në proceset aktuale eurointegruese  në vend, me ç’rast u potencua nevoja për angazhim më të madh për realizimin e reformave evropiane në vend, të cilat janë në drejtimin të shoqërisë demokratike dhe të drejtë. Gjithashtu u tha se duhet qasje serioze ndaj krizës energjetike, në mënyrë që qytetarët të kenë disponueshmëri dhe mundësi për ta përdorur atë.

 Në fund, eurodeputetët e theksuan rëndësinë e inkluzivitetit në këtë proces, në kuptimin e veprimit të përbashkët të të gjitha partive nga pozita dhe nga opozita, sepse bëhet fjalë për përmbushjen e reformave serioze evropiane, në pajtim të kritereve të Kopenhagës, me ç’rast  veçanërisht e theksuan  rëndësinë e avancimit të proceseve në sundimin e së drejtës, me theks të përmirësimit të gjendjeve në gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si përfaqësues të Partisë së të Gjelbërve, theksuan se për ta  veçanërisht është e rëndësishme të tejkalohet kriza energjetike, dhe në këtë kontekst, mund të ndihmojë përdorimi i energjisë diellore.

 

 

23 shtator 2022

 

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …