Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi

Komisioni për Demarkacionin që së shpejti të dalë me rezultatet e gjetura për këtë çështje

Komisioni për Demarkacionin shpejt pritet të dalë me rezultatet e gjetura për këtë çështje, pasi puna e tyre tashmë ka përfunduar. Florim Isufi, anëtar i këtij Komisioni, ka thënë për mediet se tashmë raporti është kryer, derisa pritet një dakordim në mes të Shpejtim Bulliqit dhe kryeministrit për të caktuar ditën se kur të bëhet publik. Komisioni për shënjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi e ka përmbushur një muaj afat kohor, periudhë kjo që u ishte caktuar nga Qeveria, për të analizuar dhe për të gjetur fakte të reja që fliten për kufirin në mes të shtetit malazez dhe atij kosovar. Edhe Florim Isufi, njëri nga anëtarët e këtij Komisioni që kryesohet nga Shpejtim Bulliqi, tha se tashmë 99,9 për qind e punës ka përfunduar, por ky raport ende nuk i është dorëzuar Qeverisë “Haradinaj”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …