U mbajt mbledhja e gjashtë e Komisionit për hartimin e draft-rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës së Malishevës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, të cilën e udhëhoqi, kryesuesi, Labinot Gashi. Pas një debati nga anëtarët e Komisionit për hartimin e draft-rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane e miratoi, draft-rregulloren dhe e rekomandoi për shqyrtim, për Komitetin për Politikë dhe Financa dhe pas procedurave të më tutjeshme institucionale do të dal për konsultim publik.