leoni

Komisioni për hartimin e planit të punës së kuvendit mbajti mbledhjen e parë

Komisioni për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës së Malishevës, i formuar nga ana e kuvendit, të enjtën e ka mbajtur mbledhjen e parë, ku është bërë konstituimi i këtij komisioni.

Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit zgjodhën kryesuesin e tij, Argjend Thaçin, i cili njëkohësisht është edhe kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Në vijim, komisioni, i përbërë nga përfaqësues të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, Zyra e Kryetarit të Komunës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kanë shqyrtuar planin e punës dhe kanë hartuar draftin fillestar. Ky draft do të kalojë në procedurat e nevojshme ligjore para se të miratohet nga Kuvendi i Komunës.

Plani i punës i hartuar do të përcaktojë drejtimet dhe organizimin e punës së Kuvendit për vitin 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shkurt mbahet mbledha e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, z. Bekim Azizi ka njoftuar përmes faqes zyrtare të …