Komisioni për Legjislacion, Mandate e fton ish-gjyqtarit të EULEX-it të raportoj sa më shpejtë para këtij komisioni

Komisioni për Legjislacion, Mandate e fton ish-gjyqtarin e EULEX-it të raportoj sa më shpejtë para këtij komisioni

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që të thirr në raportim ish-gjyqtarin për misionin e sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Malcom Simmons. Lidhur me këtë dje mbledhja e këtij komisioni filloi dhe mbaroi me përplasje të ashpra në mes deputetëve, të cilët po debatonin lidhur me këtë letër të Simmons. Letra e bërë publike para disa ditësh në media, thuhet se si fillim kishte arritur në adresën e kryetarit të Komisionit për Legjislacion, deputetit të LDK-së, Shkëmb Manaj, në mesin e verës, por që ai nuk i kishte informuar kolegët për ekzistencën e saj. Malcom Simmons, i cili dha dorëheqje mes shumë polemikave në vitin 2017, tha se dëshiron të informojë Kuvendin e Kosovës për shkeljet që ai pretendon se pa gjatë kohës që ishte në detyrë. Në atë letër, ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it , Malcom Simons thotë që EULEX ka montuar procese kundër krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …