Sot pranë Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare për inteligjencë ka raportuar drejtori Driton Gashi. Ndërkohë kryetarja e këtij komisioni deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka kërkuar që të rritet niveli i vigjilencës në pjesën veriore të shtetit. Ajo ka bërë të ditur se në komision është biseduar edhe për vrasjen e serbit Oliver Ivanoviq ditë më parë në Mitrovicë.
