Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian diskuton lidhur me raportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë si dhe bën leximin e parë të këtyre drafteve. Draftin e Raportit për Kosovën e ka përgatitur zëvendës-presidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek ndërsa atë për Serbinë deputeti gjerman David Mc Allister. Në draftin e raportit për Kosovën shprehet keqardhje për polarizimin ekstrem të skenës politike në Kosovë dhe u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të krijojnë kushte për dialog të dobishëm i cili do të zbuste tensione dhe do të mundësonte gjetjen e një kompromisi të qëndrueshëm i cili do të ndihmonte rrugën evropiane të vendit. Lunaçek, u ka bërë thirrje liderëve të komunitetit serb të Kosovës që të marrin përgjegjësi dhe pronësi të plotë për vendet e tyre në institucionet e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Beogradi dhe në mënyrë konstruktive në dobi të gjithë popullit të Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …