Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar marrëveshjen Shqipëri-Kosovë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Ky komisioni shqyrtoi dhe më pas miratoi në tërësi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave te Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar. Të pranishëm në komision, për paraqitjen e këtij projektligji, ishin Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, si dhe specialistë të kësaj ministrie. “Parimi që do te zbatohet, është “një ndalesë – një kontroll” pra, do të kemi vetëm një kontroll në hyrje, duke shmangur kështu kontrollet e dyfishta . Kjo marrëveshje realizohet në të njëjtën kohë edhe me një investim të madh nga BE në pikën kufitare Morinës, ku numri i korsive është dyfishuar, tha zëvendës-ministrja, Rovena Voda.
