Komisioni për vlerësimin e dëmeve në Deçan ka dërguar raportin tek zyra e kryetarit

Duke u bazuar në nenin 37.2 të Ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera me nr.04/-L-027, Ligji për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-0400, nenit 17 pika g, dhe në dispozitat ligjore në Rregullore Komunale për Mbrojtje e Shpëtim dhe duke u bazuar në kompetencat e kryetarit të komunës, të hënën, me dt 18 dhjetor 2017, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj pas takimit të jashtëzakonshëm me zyrtaret kompetent të dikastereve përkatëse ka nxjerr vendim për formimin e komisionit 5 anëtarësh për verifikimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga era e fortë në komunën e Deçanit, gjatë ditëve 16-të dhe 17-të dhjetor 2017.

Ky komision ka përfunduar punën më sukses dhe i ka raportuar kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në afatin e paraparë. Gjithnjë sipas këtij komisioni, dëmet e shkaktuara në shtëpitë private, bizneset, objektet fetare dhe institucionet publike kapin shifrën 57.832,00 €, pa përfshirë dëmet nën përgjegjësinë e KEDS-it.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …