Kuvendi i Shqipërisë

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Shqipëri kaloi ligjin për “Vettingun”

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Shqipëri  kaloi ligjin për “Vettingun”, ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi dhe ku maxhoranca dhe opozita u përplasën më fort. Ligji u kalua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita abstenoi për votimin në parim dhe votoi kundër për disa nene. “Opozita këmbënguli në qëndrimin e saj dhe në asnjë nen gjatë diskutimit, opozita nuk bëri ndonjë akuzë që ky nen apo ai nen shkel dispozita kushtetuese. Ishin detaje të një karakteri shumë teknik. Opozita nuk mori pjesë në votim, duke qenë e pranishme në Komision”, deklaroi në dalje, përfaqësuesi socialist në Komision, Pandeli Majko. Majko, që ishte edhe relatori, tha se maxhoranca ka miratuar të gjitha vërejtjet e Partisë Demokratike që kanë marrë më parë dritën jeshile nga misionet ndërkombëtare, OPDAT i Shteteve të Bashkuara dhe Euralius i Bashkimit Europian. “Të gjitha vërejtjet e Partisë Demokratike që patën konsensusit e ndërkombëtarëve u miratuan nga maxhoranca. Sot janë pranuar të gjitha komentet e pranuara nga Euralius dhe OPDAT”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …