Votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u mundësojë votimin në ditën e zgjedhjeve edhe të infektuarve me Covid-19

Vendi është në fushatë zgjedhore dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes ekipeve mobile do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të cilët janë të infektuar me COVID-19, që të votojnë në ditën e zgjedhjeve. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, KQZ-ja ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin të infektuarit të cilët shprehin vullnetin që të votojnë. Përveç se duhet të respektohen masat antiCOVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do t’u ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin. Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …