KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pezulluar tenderin që iu dha “AL Dushit”, kompani e papërgjegjshme dhe e shtrenjt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pezulluar tenderin që ia dha “AL Dushi”, një kompanie të papërgjegjshme,  e cila ishte angazhuar për bartjen e materialeve votuese nëpër vendvotime në ambasadat e Kosovës në mbarë botën dhe kthimin e fletë-votimeve në Kosovë, pa i plotësuar kriteret që kërkoheshin. KQZ e ka marrë sot vendim për pezullimin e këtij aktiviteti të prokurimit. Operatori ekonomik, oferta e të cilit është shpallur “administrativisht e papërgjegjshme” të mërkurën ka parashtruar ankesë në KQZ, duke e shfrytëzuar këtë të drejtë konform afatit ligjor. Aty, ky operator ekonomik ka paraqitur fakte të cilat dëshmojnë se oferta e tyre ishte konform kërkesave të parashtruara në tender. Kompania “AL Dushi”, që kishte ofertuar me çmim dy herë më të lartë, nuk kishte dorëzuar sigurim të tenderit si një garanci, siç kërkohet në formularin e aplikimit, nuk e kishte specifikuar se ofron shërbimin e postës diplomatike ndërkombëtare, siç kërkohet në rastin specifik dhe materialet votuese e fletvotimet do t’i barte me fluturime komerciale.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”

Kryetari  i LDK-së, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares …