KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës kanë mbetur jofunksionale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur jofunksional që katër muaj, përderisa pas një jave edhe Gjykata Kushtetuese pritet të mbetet pa fuqi vendimmarrëse. Pos Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ka mbetur jofunksional për katër muaj, pas pak ditësh (më 15 qershor) pritet që edhe Gjykata Kushtetuese të mbetet pa fuqi vendimmarrëse. Kjo pasi që të tre gjyqtarëve aktualë të kësaj gjykate pritet që këtë muaj t’u skadojë mandati, ndërkohë që për të pasur kuorum Kushtetuesja duhet t’i ketë së paku 7 gjyqtarë nga 9 sa ka gjithsej. Njohësit e legjislacionit konsiderojnë se një gjë e tillë e dëmton në masë të konsiderueshme Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk mund të trajtohen fare lëndët e parashtruara. Sipas tyre, procedurat për të ardhur deri te zgjedhja përfundimtare e gjyqtarëve mund të marrin kohë deri në mes të verës ose në vjeshtë. Në anën tjetër kryetari Hashim Thaçi ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj të KQZ-së, ndonëse ky institucion nuk është duke funksionuar qe një kohë të gjatë. Të nominuarit për anëtarë të këtij institucioni nga opozita fajësojnë pikërisht kreun e shtetit për një zvarritje të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …