Fletevotimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i informon qytetarët se si duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi ka informuar qytetarët se si duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik“, thuhet në njoftimin e KQZ-së. “Si të plotësohet fletëvotimi? Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur. Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik. Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit. Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …