Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit kryesor për raundin e dytë zgjedhor, duke përfshirë edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Nga zyrat qendrore të QNR-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, materialet do të dërgohen në depot e komisionerëve në 21 komuna. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se në zgjedhjet për kryetarë të komunave janë shtypur 1 milionë e 136 mijë e 150 fletëvotime për 21 komuna. “Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet për në komunat e ndryshme të Kosovës. Ky material i rëndësisë së veçantë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, është dërguar në depot e komisioneve komunale të, në 21 komuna ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave ka përfunduar të premten në mesnatë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi bëri të ditur se kanë pranuar 1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime. Të drejtën për të votuar për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat do të ketë zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …