Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për mos shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Besjanës. Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se ka komunikuar me të gjithë institucionet relevante, Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, Presidencën dhe përfaqësues të Qeverisë. Nga Instituti nuk ka ndryshim të rekomandimeve që na janë dërguar ditë më parë dhe ne do të vazhdojmë sipas planit operancional. Ne mbështetemi në rekomandimet e tyre dhe nuk ka të bëjë me përgjegjësi tonë nëse ndodh diçka. Deri në momentin kur kemi ndonjë rekomandim tjetër nuk do të ndryshohet, ka theksuar kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Kontrolloni gjithashtu
Paris Guri: Vetëvendosje po e përdor Avni Deharin për të shtyrë konstituimin e Kuvendit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vonesa të …