leoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon mbi 1900 pako me fletëvotime nga jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në ambasadat dhe konsullatat e saj në disa shtete të botës. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, 20 mijë 324 shtetas të Kosovës që janë regjistruar për këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës. Procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar fizikisht në këto përfaqësi diplomatike është 20 mijë e 324,” ka deklaruar Elezi. Ndërkohë, sot fillon edhe shpërndarja e materialit zgjedhor nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve drejt komunave të Kosovës, përmes Qendrave Komunale të Numërimit.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer; Richard Grenell, po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij nga pushteti, pas zgjedhjeve

Emisari i Amerikës për Misione Speciale, Richard Grenell, pritet të vizitojë Kosovën brenda 10-15 ditëve

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka njoftuar se Richard Grenell, i dërguari special i Shteteve …