Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga numërimi i votave. Sipas të dhënave të KQZ-së numërimi i votave ka përfunduar në të gjitha komunat e Kosovës. Nga këto të dhëna bëhet e ditur se partia e Albin Kurtit prin me 47.85 për qind të votave. Në vendin e dytë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind dhe në vendin e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.08 për qind të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 7.43 për qind. Ndërsa, Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind pa asnjë mundësi për të kaluar pragun. Kujtojmë se votat me postë dhe me kusht nuk janë numëruar ende. Për të martën është paralajmëruar të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …